FIFA revokon organizimin e kongresit në Malajzi pas ankesave të Izraelit

Zëvendëskryeministri i Malajzisë, u konfirmoi gazetarëve se revokimi është bërë nga shkaku i ankesave se Malajzia “nuk është miqësore me dokumentet e udhëtimit”

sh-fifaFederata Botërore e Futbollit FIFA ka revokuar të drejtën që gëzonte Malajzia për të organizuar kongresin e vitit 2017 pas vërejtjeve të delegatëve të Izraelit se “vendi nuk është mjaftueshëm mikpritës”, raporton (AA).

Zëvendëskryeministri i Malajzisë, Ahmad Zahid Hamidi u konfirmoi të shtunën gazetarëve se revokimi është bërë nga shkaku i ankesave se Malajzia “nuk është miqësore me dokumentet e udhëtimit”.

Shekulli Agency