FIFA, Princi Ali: Transparencë dhe spastrim në futboll

653356Dy javë përpara Kongresit të Jashtëzakonshëm të FIFA-s, ku do të zgjidhet presidenti i ri i futbollit botëror, në fushë zbriti Ali Bin Al Hussein, një prej kandidatëve për të qenë pasardhës i Sepp Blatter. Në një konferencë për shtyp të organizuar në Gjenevë, Princi nga Jordania sulmoi drejtuesit e vjetër të institucionit, duke premtuar transparencë dhe spastrim në futboll.

Ali Bin Al Hussein

Për të gjithë ata që nuk kishin akses në sferat e larta të FIFA-s, më lejoni t’ju shpjegoj atë që ndodhte. Në mënyrë të mistershme bllokoheshin të gjithë projektet e zhvillimit. Kandidaturat për të organizuar turnetë bojkotoheshin ose detyroheshin të tërhiqeshin nga gara. Ekipet përfaqësuese penalizoheshin, qoftë në short ashtu edhe me vendimet e gjyqtarëve. Të gjitha këto manovra shfrytëzoheshin nga FIFA për të ndëshkuar të gjithë ata që nuk ishin besnikë ndaj politikave të institucionit.

Shekulli Agency