Favoritët për fitore në La Liga dhe Kampionatin Francez

Barcelona-453333365Nga La Liga Supersport propozohen dy përballje, në orën 16:00 derbin andaluzian Sevilla – Betis, dhe në 20:30 Villareal-Sociedad. Në të dy rastet skuadrat vendase mbeten të favorizuara jo vetëm nga faktori fushë por edhe nga objektivat që kanë për të arritur në këtë fund sezoni.

Nga kampionati francez në orën 14:00 do të transmetohet Olimpik i Marsesille – Nante, ndërsa në mbrëmje në orën 21:00 Rennes do të presë Monacon, me skuadrën nga Principata që synon të blindojë sa më parë vendin e dytë, për pjesëmarrjen në drejtpërdrejtë në fazën e grupeve të Championsit.

Shekulli Agency