Europiani do te luhet, pavarësisht kërcënimit

uefa-4333jpgKëmbanat e alarmit kanë rënë fort që nga 13 nëntori, kur në Stade de Francë u dëgjua shpërthimi i provokuar nga një nga atentatet e Parisit që shkaktuan 131 të vdekur. Futbolli nuk mund të qëndrojë jashtë kërcënimit të terrorizmit, përkundrazi , që nga ajo natë në Stade De France u konfirmua se eventet sportive janë në rrezik. Kështu pas tragjedisë në Bruksel ka shumë frikë për Europianin që do të zhvillohet në Francë nga 10 qershori deri në 10 korrik, dhe ishte vetë Ministri i Brendshëm francez  Bernard Cazeneuve që dha alarmin. “Atentatet e sotshme na kujtojnë nivelin tragjik të kërcënimit përballë të cilit gjendemi, – deklaroi ndërsa dilte nga mbledhja e Komitetit të Sigurisë të Francë 2016, duke shtuar, – Nuk mund të ngrejmë vazhdimisht nivelin e vigjilencës pasi është një nivel shumë i lartë që nga atentetate e janarit 2015, në Charlie Hebdo”.

Uefa nga ana e saj kërkon të qetësojë disi situatën për aq sa është e mundur, duke ritheksuar impenjimin e saj për sigurinë.

“Pas ngjarjeve të sotshme në Bruksel, synojmë të ritheksojmë impenjimin për ta vendosur sigurinë në qendër të planeve organizative për Euro 2016”, bëri të ditur qeveria e futbollit europian në një konferencë për shtyp.

Nga ana tjetër zv/presidenti i Uefas, dhe ish presidenti i federatës Italiane, Giancarlo Abbete bëri të ditur se egziston mundësia e zhvillimit të ndeshjeve me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve në Europianin e Francës.

“Rreziku i ndeshjeve me dyer të mbyllura ekziston, por Europiani do të zhvillohet, – deklaroi Abete për Radio 24 në Itali, – Problemi i sigurisë është primar për të gjithë ne. Rreziku i ndeshjeve me dyer të mbyllura ekziston pasi bëhet fjalë për një Kompeticion ku ndeshjet duhet të zhvillohen, pasi nuk ka takime që mund të shtyhen për një tjetër datë”.

Shekulli Agency