Euro 2016/ Portugali – Uells, Ronaldo dhe Bale luajnë për një vend në finale (Formacionet e mundshme)

kot-544Sot në mbrëmje, në orën 21:00 do të luhet gjysëm-finalja e parë e Kampionatit Europian midis Portugalisë dhe Uellsit. Një ndeshje e cila vë përballë dy shokët e skuadrës tek Reali i Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. Dy lojtarët kanë bërë mjaft mirë deri në këtë fazë të Euro 2016, por vetëm njëri prej tyre do të shkojë në finale.

Portugalia vjen në gjysëm-finale nga fitorja me 11 metërsha ndaj Polonisë, ndërsa Uellsi vjen nga ajo fitore kundër pretendentëve të Belgjikës.

Formacionet e mundshme

Portugalia: Rui Patrício; Cédric, Fonte, Ricardo Carvalho, Guerreiro; Danilo, João Mário, Adrien Silva, Sanches; Nani, Ronaldo.

Uellsi: Hennessey; Chester, Ashley Ëilliams, Collins; Gunter, Allen, Ledley, Jonathan Ëilliams, Taylor; Bale, Robson-Kanu.

Shekulli Agency