Euro 2016, Franca dhe Islanda sonte përcaktojnë gjysmë finalistin e fundit

Ndeshja e vlefshme për çerekfinalen e EURO 2016 mes Francës dhe Islandës do të luhet në Saint-Denis dhe fillon në ora 21

eur-2016

Takimi i fundit në kuadër të ndeshjeve të çerekfinales në Kampionatin Evropian të Futbollit (Francë 2016) sjellë përballjen mes kombëtares vendase Francës dhe befasisë më të madhe Islandës e cila në mënyrë sensacionale në të tetën e finales eliminoi Anglinë.

Sipas të gjitha parashikimeve Franca është favorit kryesor për të avancuar në gjysmën e finales me një Islandë e cila llogaritet “autsajder” në ndeshjen që luhet sonte, mirëpo suksesi i deritanishëm i shtetit me 300 mijë banorë i bënë francezët të jenë të kujdesshëm.

Franca në të tetën e finales kishte një përballje të vështirë kundër Irlandës së Veriut e cila gjatë kohë avanconte me rezultatin 1:0, rezultat ky që më vonë u përmbys me dy golat e Antoin Griezmann për të përfunduar me rezultatin 2:1 në favor “Gjelave”.

Dashamirësit e futbollit mund të presin një lojë interesante pasi Islanda nuk ka çfarë të humbasë në takimin e sonte m sepse ajo që kanë bërë deri më sot mund të radhitet në mesin e sensacioneve.

Ndeshja e vlefshme për çerekfinalen e EURO 2016 mes Francës dhe Islandës do të luhet në Saint-Denis dhe fillon në ora 21. Ekipi fitues nga kjo ndeshje më shtatë korrik në gjysmë finale do të takohet me Gjermaninë e cila mbrëmë pas ekzekutimit të penaltive mposhti Italinë, ndërsa gjysmë finalja tjetër sjell përballjen mes Uellsit dhe Portugalisë që do të luhet një ditë më herët.

Shekulli Agency