Eliminimi i Juventus, Italia me tre skuadra në Champions 2017/18

juventus-33522Me Juventusin qan e gjithë Italia. Edhe të gjithë ata që për momentin nuk e kuptuan, por përpara televizorit mbështetën Bayernin, duke festuar pas fitores 4-2 në shtesë të gjermanëve.

Eliminimi i bardhezinjve në 1/8 e Champions çertifikoi matematikisht verdiktin që Italia do të vazhdojë të mbetet me tre skuadra në aktivitetin europian edhe për dy sezonet e ardhshme.

Tani që situata mund të vlerësohet me gjakftohtësi, largimi i kampionëve të Italisë i prek në mënyrë të drejtë për drejtë të gjithë: milanistët, interistët, napolitanët dhe tifozët e Romës.

Seria A mbetet pa skuadër të katërt në Champions për sezonin 2017-2018. Kualifikimi i Juventusit do të linte ende disa shanse për t’iu afruar Premier League-s në renditjen e UEFA-s, për të synuar ti rrëmbenin vendin anglezëve.

Matematika tashmë tregon se skuadrat italiane duhet të paraqiten mirë në edicionin e ardhshëm të kupave të Europës dhe të shpresojnë se do ta përfitojnë ekipin e katërt të paktën në sezonin 2018-2019.

Eliminimi dramatik i Juventusit përballë Bayern Munchen shkaktoi një dëm të pallogaritshëm, jo thjesht për imazhin e futbollit italian, por mbi të gjitha në aspektin ekonomik.

Klubet angleze do të vijojnë të përfitojnë miliona euro, të cilat do të vazhdojnë të rrisin përfitimet, edhe pas kontratës së re milionere për të drejtat televizive, që hyn në fuqi prej vitit të ardhshëm.

Shekulli Agency