Real Madridi tashmë e ka gjetur pasardhësin Cristiano Ronaldos, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga skuadra.
Spekulimet se Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madridi kanë shtyrë drejtuesit e klubit mbretëror të mendojnë për transferimin e një sulmuesi të rrezikshëm.
Sipas “Don Balon, nëse largohet Ronaldo, atëherë Real Madrid do të bëjë përpjekje për transferimin e Memphis Depay nga Manchester United.
Depay iu bashkua gjigantit anglez nga PSV Eindhoven gjatë afatit kalimtar të verës.