Chelsea – PSG për një biletë në çerekfinale

chelsea-psg-2014PSG do të përpiqet të përsërisë suksesin e një viti më parë, kur arriti të eliminojë Chelsean në Uefa Champions League teksa do të udhëtojë këtë të mërkurë në Londër. Blutë e drejtuar nga Hiddink kanë gjithcka të hapur sa i përket kualifikimit, pasi goli i shënuar në “Parc de Prince” i jep atyre shpresë për të vazhduar rrugëtimin europian. Në fakt, përballja e sivjetshme është e treta radhazi për të dyja klubet mes tyre, pasi janë ndeshur dhe dy sezone më parë në fazën cerekfinale të kompeticionit.

Një plus më shumë për ekipin e Chelsea-t do të jetë fakti se vijnë pas tetë rezultate pozitive radhazi në Premier League, ndërsa ndaj klubeve franceze londinezët nuk kanë humbur asnjëherë në shtëpi në ballafaqime. Në këtë sfidë, vendasit do të kenë të gatshëm dhe Nemanja Matic, që ishte i skualifikuar në sfidën e parë ndërsa do të mungojnë Pedro Rodriguez dhe Terry.

Te PSG ndërkohë e vetmja mungesë mund të jetë Marco Verrati, ndërsa Di Maria është riaftësuar dhe u aktivizua dhe në sfidën e fundjavës ndaj Montpellier. Në 8 nga 12 rastet që ka humbur sfidën e parë, Chelsea ka mundur të sigurojë kalimin më tej dhe ky është një tjetër fakt që i bënë tifozët londinez të shohin me optimizëm një kualifikim të mundshëm.

Në sfidën tjetër, Zeniti nuk do të ketë një detyrë të thjeshtë për të përmbysur humbjen 0-1 të sfidës së parë me Benficën. Rusët kryesojnë 3-2 në sfidat direkte mes tyre dhe rusët nuk do të kenë të gatshëm për këtë përballje Javi Garcian dhe Crisciton por dhe Andre Almeida dhe Jardel gjithashtu janë të skualifikuar për portugezët. Fakti që Zeniti ka në skuadër, shumë lojtarë që kanë luajtur në Portugali dhe Villas Boas është nga ky vend, bën që rusët të kenë njohuri jo të pakta për kundërshtarin.

Shekulli Agency