Champions League/ Arsenal – Barcelona

ars-bar-435566jpgSërish përballë njëra-tjetrës do të jenë Arsenali dhe Barcelona dy skuadra që në 2006-tën kanë diskutuar finalen e Championsit ndërsa në vitet e fundit janë ndeshur disa herë. Pavarësisht se luhet në Londër favorite për të hipotekuar kualifikimin në cerekfinale që në sfidën e parë të raundit 1/8-ave është padiskutim Barcelona e Luis Enriques katalanasit po përjetojnë një moment të shkëlqyer forme dhe do të kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë ndaj topcinjëve të Arsene Wenger si në vitet 2010 dhe 2011 kur e nxorrën jashtë këtij kompeticioni Arsenalin.

Në prag të kësaj sfide të bën përshtypje deklarata e trajnerit  të skuadrës londineze Arsene Wenger i cili në konferencën për shtyp përpara ndeshjes u shpreh se për të është më e vështirë të përgatisë një ndeshje ndaj Hull City-it që luan në Championship sesa përballë Barcelonës, kjo për vetë faktin se sipas francezit futbollistët e tij për të tilla sfida ndaj ekipeve me emër të madh janë maksimalisht të motivuar. Të dy trajnerët do të hedhin në fushë formacionet më të mira të mundshme teksa mungesat më të shumta pritet t’i ketë Arsenali që për arsye dëmtimi nuk ka në dispozicion lojtarë të tillë si Santi Cazorla, Jack Willshire, Tomas Rosicky, Mikel Arteta e Gabriel Paulista.

Shekulli Agency