Çështja “Neymar”, i ati përsëri në gjykatë

neymar-4355Çështja Neymar kanalizohet në rrugë gjyqësore. I ati  që është njëkohësisht edhe agjenti i sulmuesit të Barcelonës, ka dëshmuar në Gjykatën Kombëtare, ku ka thënë që djali i tij nuk ka asnjë lidhje me akuzat për çështjen e fshehjes së shumës së tranefrimit nga Santosi te Barcelona pasi prokuroria e akuzon Barcelonën se arriti të shmangte detyrimet fiskale. Burime nga stafi i avokatëve theksojnse se i ati i Neymar dëshmoi për rreth dy orë përpara gjykatësit duke shpjeguar çdo detaj të kontratës së nënshkruar me klubin katalanas në vitin 2013. Sipas mediave spanjolle, kjo nuk ështe hera e parë që i ati i Neymar paraqitet në Gjykatën Kombëtare pasi një gjë të tillë e bëri në vitin 2014 kur hetimet sapo kishin nisur. Fillimisht klubi i Barcelonës deklaroi se transferimi i Neymar u finalizua për 57 milionë Euro, por sipas të dhënave zyrtare, shuma në total shkoi deri në 83 milionë dhe prokurorët dyshojnë se lëvizja është bërë për të evituar disa miliona euro taksa.

Në deklaratën e parë, i ati i sulmuesit rrëfeu madje edhe një prapaskenë, pasi deklaroi përpara gjykatësve se Neymar refuzoi ofertën 150 milionëshe nga Reali i Madridit për të veshur fanellën e Barcelonës, çka do të thotë se qëllimi i tij nuk janë paratë. Sipas letrave të klubit katalanas, 40 milionë Euro i përfitoi Santosi ndërsa 17 milionë fondi i investimeve që kishte një pjesë të kontratës së tij. Por ndërkohë që familja Neymar po lufton me autorietet gjyqësore spanjolle, Komuna e Santosit në Brazil i denoncon zyrtarisht për një tjetër çështje, atë të falsifikimit të të dhënave që lidhen me arkëtimet e lojtarit falë kontratave të marketingut gjatë viteve 2006-2013. Hetuesit e kanë depozituar denoncimin në datën 27 Janar pasi sipas hetuesve, familja Neymar i ka shkaktuar shtetit miliona euro dëme.

/SuperSport/

Shekulli Agency