Boksieri amerikan “The Money” barazoi rekordin e Rocky Marciano me 49 fitore rresht

333-The Money

Floyd Mayweather, i njohur si “The Money”, mbrëmë mbrojti titullin e kampionit të botës me fitoren ndaj Andre Berto dhe barazoi rekordin e boksierit të famshëm italian Rocky Marciano.

 

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather mbrëmë me fitoren ndaj ish-kampionit botëror, Andre Berto nga Haiti mbrojti titullin e kampionit botëror në kategorinë e mesme, duke barazuar kështu rekordin e boksierit të famshëm italian, Rocky Marciano me 49 fitore rresht në karrierën profesionale.

Dyluftimi i Mayweather dhe Berto u mbajt mbrëmë në sallën MGM Grand Garden të Las Vegasit, ndërsa Mayweather festoi fitoren me vendimin njëzëri të gjyqtarit pas raundit të 12.

Mayweather, i njohur me pseudonimin “The Money” deri më tani në karrierën profesionale ka realizuar 49 fitore, aq sa ka arritur në karrierën e tij edhe italiani karizmatik Marciano, i cili ka mbrojtur ngjyrat e flamurit amerikan. Ai ka qenë inspirim për xhirimin e filmit të njohur serial “Rocky” ku në rolin kryesor ishte Silvester Stalone.

Boksieri 38 vjeç, Mayweather para duelit të mbrëmshëm paralajmëroi se me këtë fitore do ti japë fund karrierës profesionale dhe pjesën tjetër të jetës do t’ia kushtojë udhëtimeve dhe ndjekjes së ndeshjeve të basketbollit.

“The Money” mbrëmë fitoi 32 milionë dollarë, ndërsa në dyluftimin e mëparshëm kundër filipinasit Pacquiana plot 250 milionë dollarë dhe ky duel u quajt si “Dueli i shekullit”.

Për shkak të kësaj është mëse e qartë përse ky kampion bote në versionin WBO, WBC dhe WBA ka pseudonimin “The Money”.(AA)

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.