Belgjika injoron Januzajn

Adnan Januzaj po kalon në një periudhë të vështirë të karrierës së tij. 

Adnan-JanuzajDjaloshi me prejardhje nga Istogu nuk është grumbulluar për kombëtaren belge. Marc Wilmots e ka shpallur listën për dy ndeshjet miqësore të radhës kundër Italisë dhe Spanjës, ndërsa emri i Januzajt nuk figuron në këtë listë. Mesfushori ka kaluar në Borussia Dormund, por edhe aty nuk është duke gjetur hapësira.

Januzajt kishte refuzuar Shqipërinë, për të mbrojtur ngjyrat e Belgjikës, pasi babi i tij Abedini kishte thënë se te Kombëtarja shqiptare nuk ka profesionalizëm.

Shqipëria do të luajë me djemtë e saj në Francë vitin e ardhshëm, ndërsa prezenca e Adnan Janzuajt është në dyshim të madh pas injorimit që është duke iu bërë së fundmi nga Belgjika.

Shekulli Agency