Bayerni në krizë mbrojtësish

bayern-5422786655Nuk është një fillim i thjeshtë ky i 2016 për Bajernin e Mynihut. Pas zërave për ndasi në dhomat e zhveshjes mes lojtarëve dhe Guardiolës, bavarezët duhet të përballen edhe me emergjencën në mbrojtje, sidomos për sfidën e Champions League kundër Juventusit. Pasi humbën Boateng që do të qëndrojë jashtë fushe për 3 muaj, edhe Javi Martinez nuk do të jetë në përballjen me bardhezinjtë. Spanjolli do të qëndrojë jashtë fushe nga 2-3 javë për një problem në tendinën e gjurit të majtë.

Sipas informacioneve të para Javi Martinez pritet që tja dalë që të evitojë ndërhyrjen kirurgjikale, por mjekët preferojnë të tregohen të kujdeshëm në lidhje me kohën e rikuperimit, duke qenë se futbollisti ka pësuar dëmtimin në të njëjtën këmbë ku në 2014 vuajti këputjen e ligamenteve duke qëndruar për një kohë të gjatë jashtë fushe. Duke mos pasur në dispozicion edhe Boateng, Pep Guardiolës i mbeten vetëm dy qendërmbvrojtësa të mirëfilltë, Benatia i cili është kthyer prej pak kohësh me grupin pasi humbi 13 ndeshje të Bundesligës dhe Badstuber. Presidenti i bavarezëve Rummenigge pavarësisht këtyre problemeve snoboi mundësinë e ndonjë blerje në orët e fundit të merkatos, por gjithsesi nuk përjashtohet edhe ndonjë surprizë, Mes kandidtaëve për të përforcuar mbrojtjen e Bajernit është përmendur edhe futbollisti me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi.

/Supersport/

Shekulli Agency