Barcelona kërkon Mesut Ozil

Mesut-OzilDrejtori sportiv i blaugranave Roberto Fernandez është duke studiuar opsionin e transferimit të 27-vjecarit nga skuadra e Arsenalit tek ajo e Barcelonës. Turko-Gjermani duket se është dakort për tu rikthyer sërish në La Liga, duke patur parasysh këtu edhe faktin që te Barcelona ka lojtarë si Messi, Suarez dhe Neymar.

Deri këtu duket se gjithcka shkon mirë, por problemi qëndron tek kontrata që ka lojtari me topcinjtë. Kur Reali i Madridit vendosi ta shesë lojtarin, përcaktoi një klauzolë në kontratë, e cila parashikon se nëse drejtuesit e Arsenalit, do ta shesin lojtarin te ndonjë skuadrër tjetër në Spanjë për më shumë se 50 milionë Euro, ateherë klubi mbretëror do të përfitojë 33% përqind të shumës.

Pvarësisht kësaj drejtuesit e klubit të Barcelonës, duket se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga mesfushori. Blaugranat përvec parave mund të përfshijnë në ofertë edhe lojtarë si Arda Turan, Munir dhe Sandro në mënyrë që të bindin drejtuesit e Arsenalit. Mesut Ozil në total me fanëllën e Topcinjve të Londrës numëron 110 paraqitje dhe ka arritur të shënojë 19 gola.

Shekulli Agency