Austria e plotë për miqësoren me Shqipërinë

austria-eki-54444Austria ka shpallur listën e lojtarëve që do të luajnë kundër Shqipërisë me datë 26 mars në Vjenë por dhe për takimin tjetër miqësor ndaj Turqisë. Trajneri zviceran Marcel Koller, që ka rinovuar po gjatë ditës me Federatën Austriake të Futbollit dhe për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018, ka përfshirë një risi për këto dy takime miqësore, që është Alessandro Schopf i Schalke 04 ndërsa në listë pritje është  Florian Grielitsch, që luan për ëerder Bremen.

Nga lista e shpallur nga trajneri zviceran bie në sy prania e shumë lojtarëve nga Bundesliga e Gjermanisë, mes të cilëve dhe Alaba i Bayern, Garics i Darmstadt apo Baumgartlinger i Mainz. Ndërsa në listë është përfshirë dhe Janko i Bazelit, që është shok skuadra me Taulant Xhakën te kampionët e Zvicrës, ndërsa nuk mungojnë dhe futbollistët e njohur si ëimmer i Tottenham, Fuchs i Leicecster apo Arnautovic i Stoke City.

Shekulli Agency