Ancelotti: Ronaldo do të qëndrojë te Reali

anceloti-87966Carlo Ancelotti rikthehet të flase për Realin e Madridit, ish lojtarët e tij dhe momentin negativ që po kalon klubi madrilen. Fillimisht italiani u shpreh se të ardhmen e Cristianos e sheh vetëm tek Real Madridit dhe gjithashtu dha opinionin e tij sa i përket gabimit të bërë nga klubi në formacionin kundër Cadiz.

”Reali Madridit është një klub i madh dhe këtë moment negativ mund ta kapercejnë shumë shpejt dhe në fund të sezonit mbase i shohim duke festuar tituj. Me Ronaldo Bale dhe Benzema mund të them që isha shumë i sigurt. Kur hidhja ata në sulm e dija që do shënonin. Nuk e di pse ka akoma persona që dyshojne mbi të ardhmen e  Ronaldos. Ai është lojtari më i rëndesishëm i ekipit dhe do mbyllë karrierën në Santiago Bernabeu. Gabimi me Cherychev? Jane gjëra që nuk duhet të ndodhin kurrë, por edhe tek Reali ata që punojnë janë njerëz, dhe njerëzit bëjnë gabime”.

Në vijim trajneri italian foli dhe për presionin që ndjente në stolin e ”los blancos” dhe të ardhmen e tij. Pavarësisht se Ancelotti nuk e heq mundësinë e një rikthimi të mundshëm në Bernabeu u shpreh se do t’i pëlqente të trajnonte një skuadër në Premier League.

” Më pelqente shumë presioni që kisha tek Reali, ose me sakt motivimi. Unë kam trajnuar ekipe të ndryshme dhe nuk isha mësuar me atë lloj frymë. Tifozët, lojtarët, presidenti të gjithë mendonin për La Deciman dhe gjithë ajo trysni më ndihmoi shumë. Mbase një ditë rikthehem sërish tek Reali por momentalisht e mendoj të ardhmen time në Premier League. Me pëlqen mënyra se si e shohin anglezët futbollin”.

Shekulli Agency