Analiza e fundjavës në kampionatet kryesore të Europës

Barcelona-453333365Një magji e Messit riktheu në krye të La Ligas Barçën, që ka dhe një ndeshje më pak sesa rivalët e saj. Pa Neymar-in, blaugranat ju falën argjentinasit, që duket se është rikthyer ai i para dëmtimit, ndërsa në suksesin 2-1 në “La Rosaleda” ndaj Malagës shënoi dhe i riu Munir. Ndryshe nga katalanasit çaluan Atletico e Madridit dhe Reali. Dy skuadrat e kryeqytetit barazuan respektivisht me Sevillan dhe Betis. Për Zidane periudha e lumtur në Madrid duket se përfundoi dhe trajneri tanimë do të fillojë të provojë dhe kritikat e para në drejtim të tij dhe për faj të portierit të Betisit, Adan që bëri një ndeshje fantastike ndaj madrileneve.

Në Itali, Juventusi është ekipi i momentit me 11 fitore radhazi. Bardhezinjtë nuk kursyen as Romën, të cilën e mundën 1-0 në shtëpi. Dybala po konfirmohet gjithmonë e më shumë si zgjedhja e duhur në këtë merkato vere duke shënuar gola të rëndësishëm, ndërsa për Spallettin fitorja e parë me Romën shtyhet dhe për një tjetër javë. Napoli është kryesuesi i kampionatit në Itali duke patur mbi të gjitha një super sulm teksa ka shënuar 45 gola në 21 ndeshje deri në këto momente. Eliminimi në Kupë i mesjavës nuk la shenjë në kampionat te ekipi i Sarrit, që fitoi pa probleme 4-2 në Gjenovë ndaj Sampdorias. Në ndryshim nga dy të parat, Interi po tregon se ende nuk është një skuadër që mund të garojë për titullin pasi barazoi 1-1 në shtëpi me Carpin, që për më tepër minutat e fundit i luajti me 10 vetë. Skuadrës së Mancinit i mungon goli dhe mbi të gjitha, rezultati 1-0 nuk mund të jetë gjithmonë një zgjidhje, pasi javët e fundit kanë treguar, se në futboll nuk mund të fitosh përherë në mënyrë të njëjtë.

Në Gjermani, Bayerni i Mynihut e nisi vitin ashtu siç mbylli 2015-tën me fitore. Lewandowski me një dygolësh i dha një sukses të rëndësishëm në Hamburg ekipit të Guardiolës. Borusia e Dortmundit, që nga ana e saj fitoi 3-1 ndaj Gladbahut në transfertë tregoi se është e vetmja skuadër që mund të rivalizojë në garën për titullin, ndërsa Wolfsburg, Leverkusen e Schalke që kërkojnë një vend në Champions, të treja lanë pikë në sfidat e tyre.

Në Francë, titulli është një çështje e mbyllur me PSG, që i shkëputur tashmë 21 pikë në krye nga ndjekësi më i afërt mendon të dëfrejë publikun me gola të rrallë si ky i Di Marias.

Lufta e vërtetë në këtë kampionat bëhet për zonën europiane, me Lyonin dhe Marsejën që barazuan 1-1 në klasiken me tyre, ndërsa nga vendi i katërt deri në vendin e 13-të ekipet ndahen në vetëm 6 pikë mes tyre. /SuperSport/

Shekulli Agency