Fillimi Shk/TekTë interpretuarit është fuqi në vete

Të interpretuarit është fuqi në vete

nga Shekulli Agency

Me të vërtetë sot kemi ardhur në kohen ku shkollimi duhet të jetë në nivel që të jemi “në ngjarje” sepse në masë të madhe ka përparuar teknologjia dhe në asnjë mënyrë nuk do të mund ta kuptonim “botën” po të mos ecim me hapat e duhur të shkollimit. Lexojmë dhe studiojmë por gjithsesi duhet të kemi shumë kujdes se çka lexojmë dhe ta studiojmë atë që e lexojmë. Duhet ta studiojmë librin sepse nuk mjafton leximi për ta kuptuar atë.

 “Mendo përpara se të flasësh. Lexo përpara se të mendosh.”

-Frances Ann Lebowitz

Mbi të gjitha rëndësi të veçantë në këtë rrafsh ka edhe interpretimi i asaj se çka në lexojmë dhe mësojmë sepse sado që ne lexojmë me orë të tëra po nuk dimë të interpretojmë është e kotë sepse “njeriu ka dije po aq sa interpreton”.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë asnjëherë nuk pyetesh se sa di dhe çfarë di por atë e dëshmon ajo se çfarë e thua dhe e interpreton nga brenda. Pra, mund të themi se “Të interpretuarit është fuqi në vete” , fuqi e komunikimit, fuqi e shfaqjes në mënyrën  më të mirë të asaj se çfarë ke brenda.
Të interpretuarit ka shumë rëndësi edhe në aspektin e shkencave ku një studim nuk mund të jetë i mirëfillt po të mos interpretohet drejt.

Nëse dikush pyet se pse paska rëndësi aq të madhe interpretimi i drejtë, ne themi se interpretimi është “paraqitja e të brendshmes në të jashtmen”
Mendojeni një gjë shumë interesante po sikur të mos ishte teknologjia e avansuar që t’i nxirrte informata nga Stephen Hawking (fizicient i njohur dhe zbulues) i cili ishte i paralizuar dhe nuk mund të fliste atëherë si do të dinim qe ai ka potencial dhe si do ta nxirrnim nga ai gjithë atë zbulim. Hawking mori 14 çmime të mëdha për zbulimet e tij kjo është temë në vete.

Në jetë gjithmonë do të gabojmë por e rendsishme është që t’i përmirësojmë gabimet tona këtë e potencon edhe Albert Einstein në thënien e tij “Ai që nuk ka bërë asnjë gabim, nuk ka provuar asgjë të re”, duhet të provojmë gjithmonë duke e synuar një objektiv.

Elbasan Geci – Student i Historisë (viti i dytë)

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies