Fillimi Politikë“Marrëveshja me Iranin frytdhënëse, duhet të ruhet”

“Marrëveshja me Iranin frytdhënëse, duhet të ruhet”

nga Shekulli Agency

Komesarja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, deklaroi se marrëveshja e arritur me Iranin është duke dhënë rezultate në kontekst të parandalimit të Teheranit zyrtar të zhvillojë armë bërthamore, dhe nga këtu e njëjta duhet të ruhet, raporton (AA).

Mogherini ka folur për deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili pas takimit me homologun e tij francez Emmanuel Macron, ripërsëriti pakënaqësinë e tij lidhur me marrëveshjen e arritur me Iranin.

Macron nga ana e tij tha se marrëveshja me Iranin nuk duhet refuzuar pa pasur një vizion të qartë për të ardhmen, duke shtuar se ekziston një mundësi e kalimit në një marëveshje të re e cila do të mbindërtojë të tashmen.

“Mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por tashmë kemi një marrëveshje dhe e njëjta është frytdhënëse. Duhet ta ruajmë”, porositi Mogherini.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies