Fillimi Shk/TekKujdes, “Facebook” ju përgjon kudo!

Kujdes, “Facebook” ju përgjon kudo!

nga Shekulli Agency

Rrjeti social më i famshëm në botë, “Facebook”, do të nisë t’ju përgjojë nëpërmjet mikrofonit të smartfonit tuaj, madje do të monitorojë edhe se çfarë ju shikoni në televizor.

Shtypi amerikan ka zbuluar se kompania “Facebook”, pavarësisht skandalit në lidhje me sigurinë e të dhënave personale, është pajisur me patentat e nevojshme për disa algoritme të reja, të cilat parashikojnë të ardhmen e përdoruesve të këtij rrejti social.

Ky pretendim është hedhur nga gazeta “The New York Times”.

Nga viti 2012 e këtej, aplikimet për patenta të reja nga kompania “Facebook”, pronare gjithashtu e platformave “Instagram” dhe “WhatsApp”, kanë shkaktuar vazhdimisht polemika dhe debate në lidhje me privatësinë e përdoruesve.

trt-shqip

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies