Fillimi ReflektimFOTOT/ Pushimet e mrekullueshme në Greqi dhe mizerja e pushimeve shqiptare

FOTOT/ Pushimet e mrekullueshme në Greqi dhe mizerja e pushimeve shqiptare

nga Shekulli Agency

3

Nga Blendi Salaj

Te mrekullueshme keto studiot e pushimit ne Greqi.

Dhoma te pastra, oborre te gjelberta, plazhe te vegjel me uje kristal.

Nuk eshte natyra me e bukur, as Wi-Fi me i forte por rregulli, harmonia e ndertimeve, ruajtja e hapesirave, mungesa e zhurmes qe e sfidojne vec gjinkallat.

Cmime te arsyeshme, mikpritje e kultivuar ne vite, jane ato qe bejne ndryshimin.

Keto na duhen, gjera te thjeshta qe te zevendesojne shfrytezimin qorr te bregdetit tone, qe do vuaje gjate faje te bera me shpejtesine e atij qe mendon vetem per sot.

Para dy javesh isha ne Himare dhe rrotull andej, ku bukuria e pamohueshme e natyres perzihet me rremujen, rendjen per te ndertuar “hotele” ku i vetmi sherbim eshte catia mbi koke.

Nje ndertese e kuqe, nje e verdhe, nje e palyer.

Nje me cati, nje me tarrace, nje me hekurat perpjete me shpresen per nje kat me shume (a dy) mot.

Nje e mbaruar, nje ne themel, nje me beton, nje me tulle, nje me gure.

Dy njesoj, kurrre! Rremuje pamore, rremuje akustike, rremuje mendore.

Sherbimi, me i miri; mesatar.

Keto i shkruaj pa kenaqesi, shkurt si nen cader, me telefon.

Sepse kjo tema e turizmit bregdetar ne Shqiperi hapet cdo vere.

E dua shumë Shqipërinë, por kur dëgjoj njerëz të thonë se kemi bregdetin më të bukur në botë, mendoj se, dukshëm, këta nuk janë familjarizuar me hartën e Botës.

Fundja, nuk ka nevoje te jete perle cdo vend, mjaft te ofroje mundesine per te pushuar.

Pa vramendje se mos ikin dritat, a ku do gjejme parkim, a ndonje vend ku hahet… hahet.

Mbreme ketu ne Greqi ra qeveria, por pushimet vazhdojne njesoj.

3

3

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies