Fantazma antishqiptare në Mal të Zi: në Tivar nderohen xhelatët e pushtimit të Shkodrës

faximile-te-vendimit-e1450979110260Ringjallen fantazmat e antishqiptarizmit në Mal të Zi dhe në një qytet që dikur ka qenë i dominuar nga shqiptarët.

Bëhet fjalë për qytetin e Tivarit, të cilët serbët dhe malazezët ia ndërruan emrin në Bar, në kohën e Mbretërisë së parë Jugosllave. Këto ditë pritet që një rrugë e zonës urbane të qytetit të marrë emrin e një prej ushtarakëve më famëkeq të ish-ushtrisë së Krajlit që pushtoi Shkodrën dhe  masakroi shumë banorë të asaj zone.

Major Milivan Meqikukiq pritet të nderohet përjetësisht në Tivar, ndërkohë që kontributi i tij i vetëm është egërsia që ka manifestuar gjatë fushatës për pushtimin e Shkodrës në janarin e vitit 1913.

Por nuk mbaron me kaq. Në fondin e rrugëve të Tivarit do të nderohet edhe Nikolla Dobreciq, arqipeshkopi i Malit të Zi, krahu i djathtë i Knjaz Nikollës, i cili ideoi me detaje  projektin për serbizimin total të arqipeshkvisë dhe asimilimin e popullatës shqiptare kristiane në këto troje.

Ai shumë herë pat deklaruar se ishte në shërbim të idealeve serbe deri te bashkimi i tyre në një shtet.

Tjetër person që pritet të nderohet është Popi Ilija Plamenac i cili nën komandën e tij me 15 nëntor 1861 e bëri Krajën shkrumb e hi.25e_serbs_enter_skopje

Akoma sot në Krajë kujtohen betejat e zhvilluara në Muriq dhe vuajtjet që nën komandën e tij i pësoi popullata vendase.

Këto beteja janë të pasqyruara në këngët dhe baladat Krajane që duket se kohëve të fundit po veniten.

Aty gjenden edhe emërtime si “Skadarska Ulica”, ”Kosovska Ulica”, ”Ulcinjska Ulica”  ndërsa kulmi arrin me emërtimin e një sheshi “Taraboski Junaci” (Heronjte e Taraboshit) duke vlerësuar betejën e ushtrisë malazeze për pushtimin e Shkodrës.

Në këtë process nuk janë pyetur shqiptarët, të cilët edhe pse janë reduktuar jetojnë në Tivar, paçka që një pjesë e mirë gjatë masakrave të vitit 1913 e cilësuan veten “popullsi myslimane boshnjake” për të mbijetuar.

 

Mbledhja e këshillit komunal që është thirrur më 28 dhjetor pritet të zgjojë përplasje të mëdha.

Në faqen online të Këshillit Komunal të Tivarit janë paraqitur të gjitha projektet ku vërehen edhe dy propozime për zonën e Krajës. Rruga nga Ostrosi deri ne Shtegvashe emërohet “Stegvaski put” ndërsa rruga nga hyrja e Ostrosit deri në Martiq do emërohet “Ulica Tahira Kanaqija”.

Por këto propozime nuk do të jenë në gjuhën shqipe por vetëm malazeze.

Në listën e emërtimeve në pjesë të ndryshme të kësaj komune nuk figuron më asnjë personalitet shqiptar që ka dhënë kontribut ndër vite për këtë qytet siç janë Gjon Bruni, Gjon Buzuku, Gjergj Jubani etj., apo të paktën të kishte një rrugë në kujtim të masakrës së Tivarit. /tesheshi.com/

Shekulli Agency