Fillimi PolitikëZgjedhjet lokale në Turqi, voton presidenti Erdogan

Zgjedhjet lokale në Turqi, voton presidenti Erdogan

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, hodhi votën e tij për zgjedhjet lokale në lagjen Üsküdar të Stambollit.

Erdoğan arriti në vendvotimin e tij bashkë me bashkëshorten Emine Erdoğan.

Në vendvotim, presidenti i Turqisë u prit nga qytetarë të shumtë, si dhe guvernatori i qytetit të Stambollit Ali Yerlikaya, kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit, Mevlüt Uysal, kryetari i Bashkisë së Üsküdarit, Hilmi Türkmen, dhe zyrtarë të tjerë.

Ndryshe, në Turqi sot po mbahen zgjedhjet e 19-ta lokale në historinë e Turqisë dhe të parat nën sistemin e ri presidencial, i cili filloi të implementohet pas zgjedhjeve presidenciale dhe të 27-tat parlamentare që u mbajtën më 24 qershor të vitit të kaluar.

Në zgjedhjet e sotme, rreth 57 milionë votues do të hedhin votat e tyre në 194.390 vendvotime.

Votuesit në Turqi do të zgjedhin kandidatët për kryetarë të komunave, përfaqësues të fshatrave ose njësive të vogla administrative (Muhtar), anëtarë të këshillave komunalë, anëtarë të këshillave të përgjithshëm provinciale, si dhe anëtarë të këshillave dhe asambleve të fshatrave.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies