Fillimi PolitikëÇavusoglu: Zgjedhjet janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit

Çavusoglu: Zgjedhjet janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit

nga Shekulli Agency

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, votoi në qytetin Antalya të Turqisë për zgjedhjet lokale, raporton (AA).

Çavuşoğlu bashkë me bashkëshorten e tij Hülya, votoi në një shkollë fillore në qarkun Alanya të Antalisë.

Në deklaratën e tij pas votimit, kryediplomati turk, tha se këto zgjedhje janë shumë e rëndësishme.

Ai tha se kanë votuar në drejtim të së drejtës së tyre demokratike. “Zgjedhjet janë të rëndësishme për mbijetesën, stabilitetin dhe të ardhmen e vendit”, u shpreh Çavuşoğlu.

“Aq sa është e fuqishme shteti e dimë se aq jemi të fuqishëm në politikë të jashtme. Shpresoj që këto zgjedhje do të mundësojnë përforcimin e vendit tonë”, shtoi ai.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies