Fillimi PolitikëYıldırım: Referendumi kurd në Irak do të shkaktojë dëme

Yıldırım: Referendumi kurd në Irak do të shkaktojë dëme

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım përsëriti të premten thirrjet e Turqisë për të anuluar referendumin e pavarësisë në rajonin kurd në veri të Irakut.

“Ne si Turqi, i bëjmë apel miqësor Mesud Barzanit”, u tha ai gazetarëve në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, duke i kërkuar presidentit të qeverisë rajonale kurde Barzani të ndryshojë pozicionin e tij “të gabuar”.

Deklaratat e kryeministrit Yıldırım vijnë një ditë pasi Barzani tha se mund të marrë në konsideratë shtyrjen e referendumit të planifikuar për më 25 shtator.

“Veçmë ka probleme të mëdha në rajon. Ka një luftë kundër PKK-së dhe DEASH-it. Ekziston një luftë civile që vazhdon në Siri për vite me radhë. Krijimi i një problemi të ri, teksa të gjitha këto vazhdojnë, do të ishte veçanërisht i dëmshëm, së pari për vëllezërit tanë kurdë që jetojnë atje. Kjo do të përbënte padrejtësinë më të madhe”, shtoi Yıldırım.

Në referendumin jodetyrues banorët e rajonit kurd të veriut të Irakut do të votojnë për ose kundër shpalljes së pavarësisë formale nga Bagdadi.

Bagdadi refuzon referendumin e planifikuar, duke thënë se kjo do të ndikojë negativisht në luftën kundër organizatës terroriste DEASH, e cila ende ka një prani të konsiderueshme në veri të Irakut.

Qeveria e Irakut gjithashtu beson se mbajtja e referendumit do të shkelte kushtetutën e vendit.

Turqia gjithashtu e hedh poshtë atë, duke thënë se stabiliteti i rajonit varet nga uniteti i Irakut dhe nga ruajtja e integritetit territorial të tij.

Vendimi për mbajtjen e referendumit më 25 shtator u shpall nga Mesut Barzani pas një mbledhjeje të zhvilluar me partitë politike më 7 qershor.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies