Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al-Thani, të enjten diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, transmeton.
Sipas burimeve presidenciale turke, dy udhëheqësit janë takuar në kompleksin presidencial në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.
Burimet njoftuan se Erdoğan dhe Al-Thani gjithashtu kanë rënë dakord se një zgjidhje diplomatike duhet të gjendet për krizën e Katarit.
Në fillim të qershorit, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Bahreini shkëputën lidhjet diplomatike dhe ekonomike me Katarin, duke e akuzuar atë për mbështetjen e grupeve terroriste në rajon.
Katër vendet vendosën gjithashtu një embargo mbi Katarin dhe bënë një listë të gjatë kërkesash, duke përfshirë mbylljen e transmetuesit të lajmeve me bazë në Doha, Al Jazeera, nën kërcënimin e sanksioneve të mëtejshme.
Katari ka refuzuar të plotësojë kërkesat, duke mohuar akuzat se ajo mbështet terrorizmin dhe duke përshkruar përpjekjet e bllokut për ta izoluar atë si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe shkelje të sovranitetit të tij kombëtar.