Fillimi PolitikëVMRO-­DPMNE: Nuk do të lejojmë ridefinim të Maqedonisë

VMRO-­DPMNE: Nuk do të lejojmë ridefinim të Maqedonisë

nga Shekulli Agency

VMRO­-DPMNE-­ja sot akuzoi se LSDM-­ja ka për qëllim ta ridefinojë shtetin vetëm për të ardhur në pushtet dhe se për këtë qëllim planifikon ta shkelë edhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

“Atë që e kemi paralajmëruar gjatë tërë fushatës parazgjedhore, tani e shohin të gjithë, LSDM-­ja tenton vetvetiu të garojë në zgjerimin e ofertës ndaj partive shqiptare që të vijë në pushtet me çdo kusht. LSDM­-ja fuqishëm ka hyrë me qëllim për ridefinim të Republikës së Maqedonisë. LSDM­-ja për këtë qëllim të saj planifikon ta shkelë Kushtetutën e Republikës së Maqedoni. Këtë nuk do ta lejojmë”, thotë VMRO­-DPMNE­-ja.

Në kumtesë theksohet se VMRO-­DPMNE-­ja nuk do të lejojë rifaktorizim të popullit të Maqedonisë dhe bashkësive tjera etnike në Maqedoni.

“E përkujtojmë edhe LSDM­-në dhe secilin që dëshiron të luajë bixhoz me interesat shtetërore dhe kombëtare se në Republikën e Maqedonisë ka edhe të tjerë të cilët mendojnë në ato interesa dhe të cilët janë të gatshëm të luftojnë për ta. VMRO-­DPMNE-­ja dhe koalicioni fituan në zgjedhje, duke e fituar shumicën e mbështetjes dhe besimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët e kanë njohur qëllimin e LSDM-­së për ridefinimin e Maqedonisë. Përcaktimi ynë historik dhe ideologjik, por edhe mandat i dhënë nga shumica e qytetarëve, është mbrojtje e interesave shtetërore dhe kombëtare në cilën do formë dhe në cilën do situatë”, njofton VMRO­DPMNE-­ja.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies