Fillimi PolitikëU shpreh kundër investimeve turke, Dash Shehi merr përgjigje nga Rama

U shpreh kundër investimeve turke, Dash Shehi merr përgjigje nga Rama

nga Shekulli Agency

Ditë më parë, deputeti i opozitës Dashamir Shehu shprehur rezervat e veta, a më mirë kundërshtinë e vet, në lidhje me futjen e fuqishme të investimeve turke në Shqipëri. Shkak qe areoporti i Vlorës.

E sot, kryeministri Rama, në mënyrën e tij, ka gjetur hapësirë për t’i kthyer përgjigje. Kjo e fundit  nuk ka qenë gjithsesi serioze, por tërë ironi, për njeriun që ai më së shumti e ka vlerësuar ndër vite.

“Një deputet i juaji ka dalë kundër investimeve turke, kur në mëngjes ha pilaf, i fut dhe një gotë raki dhe në darkë i mbush një groshë ndërkohë që është tapë. Ja kjo është puna juaj”, tha Rama, duke iu referuar gjuhës anti-turke të Dash Shehit ditë më parë.

/tesheshi.com/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies