Fillimi PolitikëTrump: Nuk shqetësohem për protestat në Egjipt

Trump: Nuk shqetësohem për protestat në Egjipt

nga Shekulli Agency

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai nuk shqetësohet për protestat e zhvilluara në Egjipt kundër presidentit egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi.

Trump ka folur për gazetarët para takimit të tij me Sisin i cili ndodhet në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e 74-të të Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Sisi ka kryer një punë të mirë në një kohë të shkurtër”, tha Trump duke theksuar se “vendi ishte i trazuar kur ai mori detyrën, ndërsa tani nuk është”.

Ndërsa ndaj pyetjes nëse është apo jo i shqetësuar nga protestat e zhvilluara kundër Sisit në Egjipt, Trump është përgjigjur: “Protesta zhvillohen kundër të gjithëve, protesta të shumta janë zhvilluar madje edhe kundër mikut tuaj më të mirë në botë Obamës. Nuk jam i shqetësuar për këtë çështje. Egjipti ka një lider të shkëlqyeshëm dhe të respektuar”.

Në disa sheshe në kryeqytetin Kajro të Egjiptit, për herë të parë javën e kaluar u zhvilluan protesta kundër presidentit Abdel-Fattah al-Sisi. Egjiptianët që janë mbledhur në disa sheshe, përfshirë edhe sheshin Tahrir, kanë brohoritur me slogane kundër Sisit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies