Fillimi PolitikëTrump do të emërojë drejtor të ri të inteligjencës kombëtare

Trump do të emërojë drejtor të ri të inteligjencës kombëtare

nga Shekulli Agency

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar se kongresisti John Ratcliffe i Teksasit do të emërohet si drejtor i ri i inteligjencës kombëtare.

Dan Coats, drejtori aktual, do të largohet nga posti më 15 gusht.

“Jam i kënaqur t’iu njoftoj se kongresisti i respektuar John Ratcliffe i Teksasit do të emërohet nga unë për drejtor të inteligjencës kombëtare. Një ish-prokuror i SHBA-ve, John do të udhëheqë dhe frymëzojë madhështinë për vendin që ai e do”, tha Trump në llogarinë e tij në Twitter.

Coats në krye të inteligjencës kombëtare u emërua në muajin mars. Ai është një republikan që shërbeu në Senat në vitet e 90-ta dhe u zgjodh përsëri në vitin 2010.

“Dua të falenderoj Dan-in për shërbimin e tij të shkëlqyer për vendin tonë. Drejtori në detyrë do të emërohet së shpejti”, shtoi Trump.

Tani Senati duhet të konfirmojë Ratcliffe-n si zyrtar të lartë të shërbimit sekret.

Njoftimi erdhi mbrëmë, disa orë pasi filluan të qarkullojnë raportet se “Largimi i Coats-it është afër”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies