
Irani është kërcënuar se do të nisë një fazë të tretë për të reduktuar detyrimet e tij që dalin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 nëse masat e premtuara nga palët evropiane nuk zbatohen.
“Nëse Evropa nuk ndërmerr një veprim praktik për të korrigjuar renegatin e saj ndaj zotimeve në Planin e Përbashkët të Veprimit (JCPOA), Irani do të zbatojë fazën e tretë të reduktimit të angazhimeve me vendosmëri”, tha për agjencinë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Abbas Mousavi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.
Kërcënimi erdhi pasi Irani dhe partnerët evropianë dje u takuan në Vjenë për të diskutuar mbi marrëveshjen bërthamore.
Mousavi tha se takimi i së dielës u mbajt me kërkesë të Iranit dhe vendeve evropiane.
“Evropianët ishin të pakënaqur me angazhimet e reduktuara të Iranit ndaj JCPOA-së dhe Irani i kritikoi ata për mosveprimin e tyre, por edhe për veprimet e SHBA-ve si arrestimi i disa qytetarëve iraninë dhe ekstradimin e tyre në SHBA me urdhër të Washingtonit”, tha Mousavi.
Irani filloi me reduktimin e angazhimeve të saj nën marrëveshjen bërthamore në një veprim hakmarrës pas vendimit të njëanshëm të SHBA-ve për t’u tërhequr nga marrëveshja midis Teheranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe Gjermanisë dhe BE-së.
Që atëherë, SHBA-të kanë filluar një fushatë diplomatike dhe ekonomike për të rritur presionin ndaj Iranit për ta detyruar atë të rinegociojë marrëveshjen.
Marrëveshja bërthamore i lejon Iranit të reduktojë detyrimet e tij në rast të shkeljeve nga palët e tjera. Teherani kërkon që BE të veprojë në mënyrë më aktive në lidhje me zbatimin e pjesës së saj të detyrimeve, duke thënë se ajo do të kthehet në pajtueshmëri të plotë me marrëveshjen pasi BE të ketë anuluar sanksione amerikane ndaj Iranit.