Fillimi PolitikëTakim Macron dhe Trump në prag të samitit të NATO-s

Takim Macron dhe Trump në prag të samitit të NATO-s

nga Shekulli Agency

Presidenti i Francës Emmanuel Macron paralajmëroi se do të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump në prag të samitit të NATO-s në Londër më 3 dhe 4 dhjetor.

Macron në profilin e tij në Twitter tha se të hënën ka “pasur një diskutim të shkëlqyeshëm” me Trumpin për Sirinë, Iranin dhe NATO-n. Ata evokuan “shumë konvergjime”, tha ai, pa i sqaruar.

Biseda telefonike vjen pasi Macron pretendoi javën e kaluar se mungesa e udhëheqjes amerikane po shkakton “vdekjen e trurit” të NATO-s dhe tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë përgjegjësi dhe të fillojë të veprojë si një fuqi strategjike botërore.

Preokupimi i Trump me shpenzimet e mbrojtjes ka qenë një temë e vazhdueshme që kur ai erdhi në detyrë në vitin 2016 dhe pritet të shfaqet në samitin e 3-4 dhjetorit në Londër.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies