Fillimi PolitikëErdogan: Lufta kundër FETO-s në krye të agjendës së vizitës në SHBA

Erdogan: Lufta kundër FETO-s në krye të agjendës së vizitës në SHBA

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se lufta kundër organizatës terroriste FETO do të jetë pika kryesore e agjendës gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Trump, raporton AA.

“Turqia ka ndërmarrë disa hapa dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë për ekstradimin e liderit terrorist (Fetullah Gülen) në Pensilvani”, tha Erdogan para gazetarëve në Aeroportin e Ankarasë para nisjes për në Washington për bisedime zyrtare me homologun e tij Trump.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan puçin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, nga i cili 251 njerëz humbën jetën dhe rreth 2.200 u plagosën.

Presidenti turk tha se vendi i tij do të dëshmojë me dokumente se takimi i SHBA-së me drejtuesin terrorist të YPG/PKK, Ferhat Abdi Şahin, “është i gabuar”

“Turqia dëshiron të fillojë një periudhë të re me SHBA-në për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e dy vendeve”, theksoi Erdogan.

Vizita e presidentitt turk vjen pas një marrëveshjeje të arritur më 17 tetor me SHBA-në, sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së do të tërhiqeshin nga rajoni ku Turqia nisi operacionin antiterrorist “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë.

Turqia është ankuar se terroristët e YPG/PKK-së, të cilët SHBA i ka konsderuar si aleatë, nuk janë larguar nga zona dhe vazhdojnë të kryejnë sulme.

“As Rusia, as SHBA, nuk kanë arritur t’i largojnë organizatat terroriste. Në këtë do ta diskutojmë me Trump-in, ndërsa pas kthimit edhe me Putin-in përmes telefonit”, tha Erdogan.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eleminuar terroristët e YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë në mënyrë që të sigurojë kufijtë e saj, për të ndihumar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të siguruar integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja kërkon që organizata terroriste YPG/PKK të tërhiqet nga rajoni në mënyrë që të mund të krijohet një zonë e sigurt për të hapur rrugën për kthimin e sigurt të rreth dy milionë refugjatëve.

Më 22 tetor, Turqia arrit një marrëveshje edhe me Rusinë, e cila parashihte që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen sërish rreth 30 kilometra në jug të kufirit të Turqisë me Sirinë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies