Fillimi PolitikëRusia thërret ambasadorin japonez për shkak të dërgesave ushtarake në Ukrainë

Rusia thërret ambasadorin japonez për shkak të dërgesave ushtarake në Ukrainë

nga Shekulli Agency

Ambasadori i Japonisë në Moskë, Toyohisa Kozuki u thirr në Ministrinë e Jashtme të Rusisë për shkak të vendimit të vendit të tij për dërgesat ushtarake në Ukrainë.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme ruse thuhet se ambasadori Kozuki u thirr në ministri dhe iu përcoll se vendimi i Japonisë për të dërguar automjete të blinduara ushtarake dhe jo të blinduara në Ukrainë do të përshkallëzojë situatën në rajon.

“Qeveria e kryeministrit japonez Fumio Kishida duhet të jetë e gatshme të ndajë përgjegjësinë lidhur me vdekjet e civilëve, duke përfshirë edhe ato në zonat kufitare të Rusisë, si pasojë e krimeve që terroristët ukrainas kryejnë duke përdorur pajisjet ushtarake që u janë dhënë atyre”, thuhet në deklaratë.

Japonia me këtë hap vendos në një “ngërç të rrezikshëm” marrëdhëniet e saj me Rusinë, theksohet në deklaratën ku më tej bëhet e ditur se hapa të ngjashëm do të “kenë pasoja serioze”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies