Fillimi PolitikëRusia akuzon SHBA-të për “krizën e Koresë”

Rusia akuzon SHBA-të për “krizën e Koresë”

nga Shekulli Agency

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, duke pohuar se SHBA-të e provokojnë Korenë e Veriut, tha se: “Qeveria e Pyongyang-ut, për shkak të SHBA-ve detyrohet të bëjë hapa të rrepta. Sikur gjithçka bëhet që Kim Jong-un të marrë hapa aventuriere”, raporton (AA).

Lavrov i cili gjendet në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë, për të marrë pjesë në Këshillin e Presidentëve të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, ka folur për testimin raketor balistik ndërkontinental të qeverisë së Pyongyang-ut që e bëri dje.

Ai duke pohuar se hapat e SHBA-ve janë projektuar në mënyrë që të provokohet Koreja e Veriut, tha se, “Qeveria e Pyongyang-ut, për shkak të këtyre hapave detyrohet të ndërmarrë hapa të rrepta”.

“Rusia i shikon negativisht propozimet e SHBA-ve në lidhje me zgjidhjen e krizës së Koresë. Sikur gjithçka bëhet që lideri i shtetit Kim Jong-un të marrë hapa aventuriere”, tha Lavrov, duke treguar se mendojnë që sanksionet ekonomike ndaj Koresë së Veriut nuk do të hyjnë në punë.

Koreja e Veriut dje kishte njoftuar se ka bërë testim raketor balistik ndërkontinental të gjeneratës së re. Pas lançimit të raketës, ajo kishte rënë në Detin e Japonisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies