Fillimi PolitikëNdërkombëtarët kanë kërkuar të arrestohen Gruevski e Mijallkovi, BDI ka bë pengesa!

Ndërkombëtarët kanë kërkuar të arrestohen Gruevski e Mijallkovi, BDI ka bë pengesa!

nga Shekulli Agency

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kanë kërkuar që në mesine të arrestuarëve në aksionin e djeshëm policor të jenë edhe ish kryeministri Nikolal Gruevski dhe ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, kanë njoftuar burime diplomatike në Shkup, transmeton Gazeta Lajm. Sipas tyre, kjo kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare ka dështuar për shkak të kundërshtimit dhe pengesave që kanë hasur aty ku më së paku kanë pritur: te funksionarët e BDI-së nëpër poste kyçe.

“BDI me siguri frikohet se me arrestimin Gruevskit dhe Mijallkovit do të arrestohen edhe figurat kryesore të partisë së tyre. Prandaj po mundohen me mish e me shpirt të shëptojnë Gruevskin e Mijallkovin, sepse duke mbrojtur ata, mbrojnë edhe vetveten”, ka thënë një diplomat, duke insistuar të mbetet anonim.

Sipas tij, pengesa dhe opstruksione ndaj arrestimit të Gruevskit e Mijallkovit nuk kanë bërë vetëm përfaqësuesit e BDI-së në poste ekzekutive dhe politike, por edhe njerëz të afërt me BDI-në në prokurori dhe në instanca gjyqësore.

/Gazeta Lajme/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies