Pas takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia i kupton hapat e Turqisë në lidhje me mbrojtjen e sigurisë së saj kombëtare.
Putin njoftoi se Komiteti Kushtetues Sirian do të zhvillojë takimin e tij të parë në 29-30 tetor në Gjenevë.
“Janë marrë vendime pas një pune të gjatë për të zgjidhur problemin në kufirin Siri-Turqi”, tha Putin.
Putin po ashtu theksoi se garantimi i stabilitetit të qëndrueshëm në Siri do të arrihet vetëm duke respektuar integritetin territorial të vendit.