Fillimi PolitikëPolitika e Trumpit për dëbimin e emigrantëve mund të kushtojë shumë

Politika e Trumpit për dëbimin e emigrantëve mund të kushtojë shumë

nga Shekulli Agency

trump-6555jpgMundësia e realizimit dhe kostoja e premtimeve të Donald Trumpit, konkretisht riatdhesimi i emigrantëve nga SHBA-ja dhe ndërtimi i një muri në kufirin me Meksikën, janë në qendër të diskutimeve.

Trump, si në garën për kandidat në radhët e republikanëve, ashtu edhe gjatë garës kundër kandidates demokrate, Hillary Clinton, bëri premtime të ndryshme, si për dërgimin e emigrantëve në vendet e tyre, ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën, si dhe mos lejimin e hyrjes së muslimanëve në SHBA.

Këto premtime edhe pse nga shumë organizma të të drejtave të njeriut si dhe intelektualë u kundërshtuan, në themelin e popullit amerikan gjetën një mbështetje të rëndësishme.

Ndërsa pas fitores së tij, një tjetër temë e diskutueshme është edhe ajo se si Trump do të realizojë këto premtime. Gjatë një fjalimi në emisionin “60 minuta” në CBS, Trump ka dhënë detaje mbi këto premtime, duke thënë se fillimisht mund të deportohen rreth 2-3 milionë emigrantë të cilët kanë probleme me drejtësinë, si shitës droge, anëtarë të bandave të ndryshme, etj. Ai ka shtuar se gjendja dhe statusi i pjesës tjetër mund të diskutohet pas largimit të kësaj kategorie, si dhe pas garantimit të sigurisë në kufi.

Ndërsa në lidhje me ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën, Trump ka ndërruar mendim duke thënë se një pjesë mund të bëhet edhe rrethim me tela me gjemba.

Nëse premtimet e Trumpit realizohen edhe në mënyrë të rishikuar, SHBA-ja do të hyjë nën një fazë të ndërlikuar sa përket procesit ligjor dhe punës.

Kostoja e largimit të plotë të emigrantëve të paligjshëm nga SHBA-ja kalon 100 miliardë dollarë

Në SHBA ka më shumë se 11 milionë emigrantë të paligjshëm. Sipas Departamentit Amerikan të Punëve të Brendshme (DHS) të vitit 2012 numri i emigrantëve të paligjshëm në SHBA ishte 11.4 milionë.

Ndërsa mendohet se me masat e marra nga Obama duke kthyer një pjesë të tyre dhe me rritjen e sigurisë në kufi, kjo shifër mendohet se është ulur në 11.1 milionë.

Sipas shifrave të vitit 2012, mësohet se 52 për qind e këtyre emigrantëve janë nga Meksika. 15 për qind e tyre janë nga Afrika Qendrore, 12 për qind nga Azia, 6 për qind nga Amerika Jugore, 5 për qind nga Karaibet, 5 për qind nga Evropa dhe Kanadaja, ndërsa pjesa tjetër nga rajone të tjera.

SHBA-ja ka një kapacitet për të larguar nga vendi rreth 400-500 mijë persona. Por kjo nuk ndryshon shifrat në krahasim me hyrjet në vend. Me këtë kapacitet Trump nuk do të mund të përmbushë premtimin e tij për largimin e 2-3 milionë emigrantëve.

Sipas një raporti të një organizate me emrin “American Action Forum” (AAF) momentalisht në SHBA janë punësuar rreth 5 mijë punonjës për të kapur emigrantët e paligjshëm. Për të kapur të gjithë emigrantët duhen të paktën 90 mijë të punësuar.

Sipas të njëjtit raporti qendrat e grumbullimit të emigrantëve të cilat aktualisht kanë një kapacitet prej 34 mijë shtretër, duhet ta rrisin këtë shifër në 348 mijë, ndërsa gjykatat për emigrantët nga 57 që janë aktualisht duhet të rriten në 1.316. Po ashtu edhe numri i prokurorëve i cili momentalisht është 1.430, duhet të rritet në 32.445. AAF thotë se për të bërë këtë duhen të paktën 100-200 miliardë dollarë.

Kostoja për largimin e një emigranti shkon në 12.500 dollarë

Ndalimi, pritja në paraburgim, procesi i gjyqit, shpenzimet e transportit dhe të tjera shpenzime për një emigrant në SHBA, sipas një përllogaritjeje të vitit 2011 kapin shifrat e 12.500 mijë dollarëve. Sipas kësaj përllogaritjeje, nëse Trump do të largojë 2 milionë emigrantë kur të marrë zyrtarisht detyrën, shpenzimet për këtë do të jenë 25 miliardë dollarë, ndërsa për 3 milionë emigrantë, shpenzimet do të jenë 37.5 miliardë dollarë.

Ndërkohë dërgimi i të gjithë emigrantëve nga SHBA-ja të cilët kapin shifrat e 11 milionëve, mund të kushtojë të paktën 137.5 miliardë dollarë. Kjo është vetëm paraja që do të dalë nga kasaforta e shtetit, ndërsa krahas kësaj është edhe humbja e fuqisë punëtore dhe rritja e kostove. Ndërkohë sektori privat mund të tkurrë fitimet deri në 300-400 miliardë dollarë.

Vështirësitë e procesit të dëbimit

Krahas kostos ekonomike për SHBA-në, dëbimi i emigrantëve ka edhe një tjetër vështirësi, atë të procesit gjyqësor. Vlen të përmendet këtu që bashkë me këtë ka vështirësi edhe për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut që mund të hasen.

Për të dëbuar një emigrant nga SHBA-ja kërkohet një vendim gjykate. Ndërkohë numri i gjykatave që shikon këto dosje është vetëm 57. Ndonjëherë emigrantët presin edhe 2 vite në burg për vendimin e dëbimit.

Dëbimi i 2-3 milionë emigrantëve në një kohë të shkurtër, kërkon edhe përshpejtimin e procedurave. Kjo do të çojë në rritjen e punonjësve të drejtësisë. Për të bërë këtë kandidatët duhet të kalojnë nga komisionet e sigurisë, ndërkohë kjo kërkon muaj për tu realizuar.

Trump ndër të tjera deklaroi se disa emigrantë mund edhe të kthehen ashtu sikurse kanë ardhur pa pasur nevojën e daljes në gjykatë, ndërkohë për të bërë një gjë të tillë duhen ndryshime kushtetuese.

Ndërsa një nga kritikat më të ashpra ndaj politikës së Trump për emigrantët është edhe shkelja e të drejtave të njeriut. Nëse emigrantët dëbohen atëherë shumë prona dhe pasuri rrezikojnë të sekuestrohen.

Organizata e Monitorimit të Drejtave të Njeriut (HRW), duke deklaruar se SHBA-ja ka dëbuar njerëz të cilët i ka quajtur fajtorë vetëm nga gjobat e marra në rrugë, ka theksuar se janë të shqetësuar që kjo gjë të ketë rritje gjatë presidencës së Trumpit.

Obama ka larguar 2.4 milionë njerëz në 6 vite

Sipas statistikave, gjatë kohës së Obamës numri i refugjatëve që deri në vitin 2007 ka pasur një rritje të madhe, ka shkuar në normalitet. Ndërkohë qeveria Obama ka dëbuar 2.4 milionë njerëz në periudhën 2009-2014.

A do ta mbajë fjalën për murin Trump?

Një nga temat më të diskutueshme tashmë është edhe ajo nëse Trump do të mbajë premtimin për ngritjen e murit në kufirin me Meksikën, që e ka premtuar gjatë gjithë fushatës. Nëse do të shohim deklaratat e para të tij pas fitores, duket se ka hedhur një hap prapa në këtë premtim. Ai ka deklaruar se një pjesë e tij mund të ndërtohet edhe me tela me gjemba.

Një nga kufijtë më të përdorur në botë, ai mes SHBA-së dhe Meksikës, është 3.100 kilometra. Ndërsa Trump kërkon të ndërtojë një mur prej 1.600 metrash në këtë kufi. Edhe pse thuhet se muri në këtë kufi mund të ndërtohet me 8 miliardë dollarë, duhet të dimë që një mur prej teli me gjemba rreth 50 kilometra atje kushtoi 7 miliardë dollarë. Nëse do të kemi parasysh murin që Trump do të ndërtojë në këtë vijë kufitare të cilën kërkon që të jetë 10 metra i lartë, mendohet se ai kap shifrat e 25 miliardë dollarëve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies