Në shkollat në Kinë, ideologjia politike e presidentit Xi Jinping do të përfshihet në kurrikulën kombëtare.
Sipas lajmit nga BBC, të cilin e bazon mbi deklaratën nga Ministria kineze e Arsimit, “ideologjia Xi Jinping” e cila do të përfshihet në programin e ri akademik do të ndihmojë për forcimin e Marksizmit ndërmjet të rinjve.
Programi në fjalë do të zbatohet që nga shkolla fillore deri në universitet.
Ministria me programin do të synojë përgatitjen e ndjekësve të socializmit në baza morale, intelektuale dhe estetike.
Gjithashtu programi përfshin arsimin për punën dhe sigurinë kombëtare.
Sipas institucionit mediatik shtetëror, Global Times, në kuadrin e programit në shkolla theksi do të vendoset më shumë mbi zhvillimin e dashurisë për Partinë Komuniste të Kinës dhe socializmin, formimin e ideologjive themelore politike të nxënësve në shkollat fillore dhe vendosjen e ideologjisë teorike në universitete.
Organi më i lartë i Kinës përfshiu në vitin 2018 në kushtetutë “ideologjinë Xi Jinping”.
Themeluesi i Partisë Komuniste të Kinës, Mao Zedong, ideologjitë e tyre i ka përshkruar si “mendimi” që ndodhet më në krye të hierarkisë.
