Fillimi PolitikëKina pezullon konsultimet me SHBA-në për kontrollin e armëve

Kina pezullon konsultimet me SHBA-në për kontrollin e armëve

nga Shekulli Agency

Për shkak të shitjeve të armëve amerikane Tajvanit, Kina tha sot se ka vendosur të pezullojë konsultimet me Washingtonin për kontrollin dhe mospërhapjen e armëve, raporton media shtetërore.

“SHBA-ja ka injoruar kundërshtimin e vendosur të Kinës, duke vazhduar t’i shesë armë Tajvanit dhe duke u angazhuar në një sërë veprimesh negative që dëmtojnë seriozisht interesat thelbësore të Kinës dhe minojnë besimin e ndërsjellë politik”, u tha gazetarëve në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian.

“Këto akte kanë dëmtuar rëndë atmosferën politike të nevojshme për vazhdimin e konsultimeve për kontrollin e armëve”, tha Lin duke shtuar se Pekini ka vendosur të pezullojë konsultimet për kontrollin dhe mospërhapjen e armëve.

Që nga marrja e pushtetit në vitin 2020, administrata e Bidenit ka realizuar të paktën 16 shitje armësh drejt Tajvanit.

Lin fajësoi Washingtonin për “situatën aktuale”.

“Kina është e gatshme të mbajë komunikimin me SHBA-në për çështjet e kontrollit ndërkombëtar të armëve bazuar në respektin reciprok, bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin për përfitim reciprok”, tha zëdhënësi.

“Megjithatë, SHBA-ja duhet të respektojë interesat thelbësore të Kinës dhe të krijojë kushtet e nevojshme për dialog dhe shkëmbim mes dy palëve”, tha Lin.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies