Fillimi PolitikëKim Jong-un zhvilloi një takim për forcimin e arsenalit bërthamor

Kim Jong-un zhvilloi një takim për forcimin e arsenalit bërthamor

nga Shekulli Agency

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka zhvilluar një takim me kreun ushtarak me qëllim forcimin e arsenalit bërthamor të vendit të tij.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare koreanoveriore të lajmeve (KCNA), mësohet se Kim ka kryesuar një takim me kreun ushtarak, pasi u vërejt herën e fundit në opinionin publik me pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes së një fabrike të plehrave në fillim të këtij muaji.

Në takim u vendosën politikat e reja të vendit për të rritur frenimin e luftës bërthamore dhe vendosjen e forcave të armatosura strategjike në operacionin e alarmit të lartë.

Në takimin ku u diskutua rritja e aftësisë së tyre për të penguar fuqitë e huaja që kërcënojnë vendin, u bënë referenca të qarta për ushtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Ndërkohë nuk është dhënë ndonjë inforamcion lidhur me kohën e mbajtjes së takimit.

– Retorikat rreth Kim

Muajin e kaluar u tha se Kim nuk ishte me shëndet të mirë ose që kishte vdekur.

Pas këtyre lajmeve u publikuan fotografi dhe video të Kim gjatë hapjes së një fabrike të plehrave në kryeqytetin e vendit, Phenian, në fillim të këtij muaji.

Pavarësisht se shfaqja e Kim i dha fund spekulimeve rreth tij, disa komentues vlerësuan se ecja e tij ishte e çuditshme.

Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare të Koresë së Jugut (NIS) deklaroi se lideri i Koresë së Veriut nuk kishte kryer operacion.

– Bisedimet bërthamore

Bisedimet bërthamore midis Koresë së Veriut dhe SHBA-ve, të cilat kanë vazhduar që nga shkurti i vitit 2019, u ndërprenë në takimet e nivelit të punës në Suedi, më 5 tetor 2019.

Lideri verikorean, Kim Jong-un, për rifillimin e bisedimeve i kishte dhënë kohë deri në fund të vitit 2019 për t’i ofruar rekomandime konkrete administratës amerikane, përndryshe ai kishte paralajmëruar se ata do të vazhdojnë provat e tyre raketore udhëzuese bërthamore dhe ndërkontinentale.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies