Fillimi Poezi/LetërsiUNË JAM ÇAM E KAM BAJRAM

UNË JAM ÇAM E KAM BAJRAM

nga Shekulli Agency

Nga : Abedin Rakipi

U jam çam e kam Bajram,
600 vjet kam Ramazan.
Në sabah buças ezan,
në aksham iftar unë kam.

U jam çam e kam Bajram,
Çamërinë të parë e kam,
mysliman e burrë me besë
nga Janina në Prevezë.

Varret kam plot kapedanë
me Jasin shkuan e vanë,
bismilah e bashlladisa
elhamdulilah bitisa..

Atje nek Xhami e Bardhë
janë mbledhur ca kapetanë,
të krekosur, qeleshebardhë,
sa bukur këndojnë Kuran.

U mbloth bes’ e Muhamedit
mu nek dera e xhamisë,
djelt e nanave azganë
çamër salltaneteshumë.

U thirr ezani në Markat
u ndie njam në Filat,
në Margëllëç, Paramithi,
funt e krie Çamëri.

Bajram përmbi Bajram
100 peta bakllavanë,
se Çamëria sot Bajram ka
vetë dovlet e vetë pasha.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies