Fillimi PolitikëIraku kërkon të forcojë marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë

Iraku kërkon të forcojë marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë

nga Shekulli Agency

Iraku kërkon të forcojë marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat me Turqinë, deklaroi të shtunën kryeministri i vendit Mustafa al-Kadhimi.

Kryeministri i sapozgjedhur u takua me Fatih Yıldız, ambasadorin e Turqisë në Bagdad, tha Zyra e Kryeministrit të Irakut në një deklaratë.

Al-Khadimi theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me Turqinë në ekonomi dhe në luftën kundër terrorizmit.

Yıldız e ka uruar al-Kadhimi-n për arritjen e votëbesimit.

Të enjten, parlamenti i Irakut i dha votëbesim kryeministrit të ri al-Kadhimi dhe kabinetit të tij të pjesshëm, për të pasuar qeverinë e dorëhequr të kryesuar nga Adel Abdul-Mahdi.

Al-Kadhimi arriti të formojë një qeveri të re pasi dy ish-kryeministrat e nominuar, Mohammad Allawi dhe Adnan Al-Zurfi, nuk arritën të merrnin mbështetjen.

Iraku është tronditur nga protestat masive që nga fillimi i tetorit për shkak të kushteve të dobëta të jetesës dhe korrupsionit, duke detyruar kryeministrin Adil Abdul-Mahdi të japë dorëheqjen.

Të paktën 496 irakianë janë vrarë dhe 17.000 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i demonstratave më 1 tetor të vitit të kaluar, sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies