Fillimi EkonomiTurqi, në periudhën janar-prill 2020 u prodhuan mbi 325 mijë automjete

Turqi, në periudhën janar-prill 2020 u prodhuan mbi 325 mijë automjete

nga Shekulli Agency

Prodhuesit e automjeteve në Turqi prodhuan 352.309 automjete, përfshirë automobila dhe automjete komerciale, në periudhën janar-prill 2020, sipas një raporti sektorial.

Prodhimi i automjeteve në Turqi shënoi rënie me 28 për qind në bazë vjetore për shkak të mbylljeve të fabrikave në mes të pandemisë së koronavirusit, bëri të ditur Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve.

Rreth 82 për qind e automjeteve të prodhuara u eksportuan, duke shënuar një rënie vjetore prej 33 për qind në 286.963 njësi në katër muajt e parë të këtij viti.

Eksportet e automobilave të vendit arritën afro 7,8 miliardë dollarë në periudhën katërmujore, 27 për qind më pak se një vit më parë.

Për dallim nga prodhimi, tregu i përgjithshëm i shitjeve të automjeteve në Turqi u rrit me 27 për qind në baza vjetore, me 155.873 automjete.

Prodhuesit më të mëdhenj ndërkombëtarë, përfshirë Ford, Honda, Hyundai, Mercedes, Renault dhe Toyota, kanë fabrikat e tyre në Turqi, një nga tregjet më të mëdha në botë të shitjes së automjeteve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies