Fillimi PolitikëErdogan takon homologun amerikan Trump në Shtëpinë e Bardhë

Erdogan takon homologun amerikan Trump në Shtëpinë e Bardhë

nga Shekulli Agency

Erdogan, i shoqëruar nga bashkëshortja Emine Erdogan, u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti amerikan Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump.

Në prononcimin e tij para gazetarëve në Zyrën Ovale para nisjes së takimit, Trump tha se ka falënderuar homologun turk për “punën e bërë” në kufirin midis Turqi-Siri.

Trump tha se janë miq prej kohësh me presidentin Erdogan, duke shtuar se sot në takim do të bisedojnë për sistemin S-400 dhe avionët F-35.

Presidenti amerikan deklaroi se Turqia së fundmi ka kapur mbi 100 militantë të DEASH-it në Siri dhe vazhdon t’i mbajë nën vëzhgim.

Trump gjithashtu deklaroi se kuptojnë problemet me të cilat Turqia ballafaqohet.

“Ne duhet të bëjmë diçka për këtë gjë”, tha Trump.

Ai po ashtu theksoi se dy vendet do t’i zgjerojnë në masë të konsiderueshme marrëdhëniet tregtare.

Pas takimit, dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies