Fillimi PolitikëErdogan: Sonte nga ora 00:01 në Idlib hyn në fuqi armëpushimi

Erdogan: Sonte nga ora 00:01 në Idlib hyn në fuqi armëpushimi

nga Shekulli Agency

Konferencë për media e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti turk deklaroi se  nga sonte nga ora 00:01 në Idlib hyn në fuqi armëpushimi. “Së shpejti do të hyjë në fuqi armëpushimi, pastaj me shpejtësi do t’i hedhim hapat që do t’i përcaktojmë së bashku”.

Ai u shpreh se përgjegjësi kryesor për zhvillimet që çuan në prishjen e marrëveshjes mbi Idlibin është regjimi i cili shënjestron stabilitetin rajonal. “Qëllimi themelor i regjimit sirian është shpopullimi i Idlibit dhe vendosja e Turqisë në gjendje të vështirë duke shkaktuar migrim.”

“Fryma e bashkëpunimit që kemi me Rusinë i ka dhënë kontribut unik përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit në Siri”, tha Erdogan duke shtuar se “Marrëdhënien tonë, që përfshin procesin politik dhe lindjen e Eufratit, dëshirojmë ta vazhdojmë duke e thelluar më tej”.Nga ana tjetë Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Turqia dhe Rusia gjetën kompromis mbi situatën në Idlib, ku njoftoi se është përgatitur dokument i përbashkët lidhur me Idlibin, i cili do të shpaloset nga ministrat e jashtëm të dy vendeve.

“Ankaraja dhe Moska riafirmuan interesin për vazhdimin e bashkëpunimit në formatin Astana mbi Sirinë”, shtoi ai.

Anadolu Agency

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies