Fillimi PolitikëErdogan dhe Putin diskutojnë rreth operacionit turk në Siri

Erdogan dhe Putin diskutojnë rreth operacionit turk në Siri

nga Shekulli Agency

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë njoftoi se Erdogan dhe Putin në bisedën telefonike trajtuan operacionin kundër-terrorist të Turqisë në veri të Sirisë dhe kontributin e këtij operacioni në mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë dhe në procesin e zgjidhjes politike në vend.

Më 9 tetor Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar grupet terroriste atje, si dhe për të siguruar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja dëshiron të pastrojë Sirinë veriore në lindje të Eufratit nga terroristët e PKK-së dhe zgjatimin e saj sirian PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies