Fillimi PolitikëÇelik: Debatet për ushtrinë evropiane janë një ndarje e madhe

Çelik: Debatet për ushtrinë evropiane janë një ndarje e madhe

nga Shekulli Agency

Zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik, në lidhje me debatet për ushtrinë evropiane, tha se kjo është një ndarje e madhe.

“Është një gjë për të cilën nuk mund të mendohej tre apo pesë vite më parë. Në mënyrë të qartë tregon një çarje në ‘Aleancën Transatlantike’”, është shprehur Çelik, në një konferencë për shtyp në qendrën e përgjithshme të Partisë për Drejtësi dhe Z.hvillim (AK Parti), ku ka vënë theksin në rëndësinë e Turqisë për sigurinë e Evropës.

“Si në NATO ashtu edhe në ushtrinë evropiane, është e pamundur siguria e Evropës pa praninë e Turqisë nëse e mendojmë këtë edhe bashkë me sigurinë e Ballkanit, për rajonin e Lindjes së Mesme dhe rajonin e Kaukazit”, tha Çelik, duke theksuar se është e pamundur të vihet në zbatim një koncept i sigurisë ku Turqia nuk është e pranishme.

Po ashtu Çelik ka folur edhe në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, duke theksuar se “Kjo nuk mund të realizohet pa urdhërin e një niveli të lartë. Pikërisht kjo është edhe përgjigja që e gjithë bota kërkon; kush e ka dhënë këtë urdhër të nivelit të lartë? Ne gjithashtu dënojmë në mënyrë të qartë dhe të hapur edhe deklaratat e ministrit të Jashtëm të Francës rreth presidentit tonë”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies