Fillimi PolitikëÇavusoglu zhvillon bisedë telefonike me homologun rus Lavrov

Çavusoglu zhvillon bisedë telefonike me homologun rus Lavrov

nga Shekulli Agency

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavusoglu ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se në bisedë u diskutua sigurimi i armëpushimit në çështjen e Ukrainës dhe situata humanitare, përfshirë evakuimet.

Po ashtu Çavusoglu zhvilloi bisedë telefonike edhe me Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Helga Maria Schmid.

Në bisedë u diskutua kryesisht situata humanitare dhe sigurimi i armëpushimit në Ukrainë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies